Aktuale

Dështon propozimi i Bekim Haxhiut për lejimin e tërheqjes deri në 30 për qind të Trustit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka propozuar një amendament për tërheqjen e mjeteve pensionale nga Trusti, shkruan Gazeta Express.

Ai ka të bëj me tërheqjen e 30% të mjeteve në Trust nga personat që kanë të kursyera deri në 10 mijë euro.

Sipas tij kjo do të ndihmonte kategoritë e rrezikuara nga pandemia.

Ky amendament i deputetit të PDK-së nuk kaloi në votim. Ai mori 14 vota për 45 kundër dhe 7 abstenime

“1. Personat qe kanë kursime pensionale në shumën më pakë se 10 000 Euro, kanë drejtë t’i tërheqin deri në tridhjetë për qind (30%) të kursimeve të tyre pensionale në FKPK. 2. Personat qe kanë kursime pensionale në shumën prej 10 000 Euro deri në 19 999 Euro, kanë drejtë t’i tërheqin deri në njëzet e pesë për qind (25%) të kursimeve të tyre pensionale në FKPK. 3. Personat qe kanë kursime pensionale në shumën prej 20 000 Euro deri në 29 999 Euro, kanë drejtë t’i tërheqin deri nënjëzetë për qind (20 %) të kursimeve të tyre pensionale në FKPK. 4. Personat qe kanë kursime pensionale në shumën prej 30 000 Euro deri në 39 999 Euro, kanë drejtë t’i tërheqin deri në pesëmbdhjetë për qind (15%) të kursimeve të tyre pensionale në FKPK. 5. Personat qe kanë kursime pensionale me shumë se 40 000 Euro (dyzet mijë), kanë drejtë t’i tërheqin deri në dhjetë për qind (10%) të kursimeve të tyre pensionale në FKPK”, ka thënë ai. /Gazeta Express/