Aktuale

Detaje ekskluzive nga plagosja e këshilltarit të Fatmir Limajt, një plumb e goditi afër zemrës

Dje pasdite, rreth orës 17:00, në Lagjen “Veternik” në Prishtinë, ka mbetur i plagosur Luan Maloku, këshilltar i liderit të Nismës, Fatmir Limaj.

Maloku ka mbetur i plagosur pranë shtëpisë së tij në Prishtinë, teksa gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetë.

Agjencia e Lajmeve FaktePlus nga burime te afërta me Luan Malokun ka mësuar detaje të reja nga plagosja që ndodhi dje.

Këto burime kanë treguar se Maloku është sulmuar me armë në garazhën e shtëpisë së tij, derisa njëri nga plumbat e shkrepur e ka goditur afër zemrës.

“Njeri nga plumbat e ka prek afër zemrës. Kurse njeri plumb ka mbetur në revole i pa shkrepur. Ky sulm ka ndodhur në garazhën e shtëpisë së Luanit”, kane treguar këto burime për FaktePlus.