Aktuale

Detaje për vrasjen në Prishtinë, në kërkim i dyshuari

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e një person dhe plagosjen e një femre që në rrugën “Fehmi Agani”,në Prishtinë.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 02:20, kur një i dyshuari mashkull për motive të panjohura, nga një veturë në lëvizje ka shtënë me armë zjarri në drejtim të katër personave të cilët ishin duke ecur rrugës, dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Si pasojë, viktima mashkull ka pësuar lëndime vdekjeprurëse dhe ka vdekur në emergjencë.

Ndërsa lëndime ka pësuar edhe viktima femër, e cila është dërguar në tretman mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.

Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja. Me vendim të prokurorit, është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

Është kontrolluar një objekt ku dyshohet që ishte fshehur i dyshuari, me këtë rast janë gjetur dhe konfiskuar dy armë, njëra armë dyshohet që ishte përdorur në rast dhe një veturë të cilën e ka shfrytëzuar i dyshuari.

I dyshuari gjendet në arrati, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin dhe në kërkim të tij./KosovaPress/

the authorE B