Aktuale

Detaje të reja për vrasjen e 30-vjeçarit në Podujevë

Mbrëmë në orën 22:00 në fshatin Surkish të Podujevës, ka pas të shtëna me armë zjarri. Si pasojë e këtyre të shtënave janë plagosur dy persona, bëhet fjalë për A.S (30-vjeç) dhe E.S (23-vjeç). Si pasojë e plagëve të marra A.S ka ndërruar jetë në QKU, ndërsa i plagosuri tjetër vazhdon të jetë në gjendje të rëndë, raporton Gazeta Express.
Policia po merret me rastin por deri më tani nuk ka ndonjë të arrestuar. Rasti po cilësohet si vrasje e rëndë.

“Viktimat janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, mirëpo njëri nga viktimat (A.S), nuk ka mundur t’i përballojë, plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit dhe rreth orës 01:00, nga QKUK-ja jemi njoftuar se viktima ka ndërruar jetë”, tha policia.

“Aktualisht hetuesit policor, janë duke ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, në përpjekje për të identifikuar personat e dyshuar si dhe për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili është cilësuar si Vrasje e rëndë”, thuhet në njoftimin e policisë./Express