Një grua është vrarë mbrëmë vonë në lagjen “Mati 1” në Prishtinë.
Jo-zyrtarisht është mësuar se doras ka qenë bashkëshorti i saj.
Pas vrasjes së gruas, është plagosur edhe një burrë tjetër, që dyshohet të jetë vëllai i tashmë së ndjerës.
Trupi i pajetë i gruas ka qëndruar për rreth 2 orë përpara derës së shtëpisë, ku edhe jetonte.
Policia bashkë me forenzikën kanë qëndruar për aq kohë aty, derisa dorasi, sipas dëshmitarëve të rastit, i është dorëzuar policisë bashkë me armën me të cilën ka kryer krimin. /koha.net
Tags:vrasje