Aktuale

“BE dhe ShBA s’kanë interesim për zgjidhjen e problemit Kosovë-Serbi”

Ish-përfaqësuesi i UNMIK-ut në veri të Kosovës, njëherësh kundërshtuesi më i madh amerikan i pavarësisë së Kosovës, Gerard Galluci ka thënë se dialogu për Kosovën duhet të nis nga ata që janë të gatshëm ta pranojnë njohjen e kësaj të fundit.

Në një intervistë për Blicin e Serbisë, Galluci ka theksuar se fuqitë e mëdha si Bashkimi Evropian dhe Amerika nuk janë të interesuar në zgjidhjen e problemit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.“Si BE ashtu edhe ShBA kanë tjera probleme të mëdha.

Por nuk mohohet se ata janë shqetësuar edhe për këtë temë. BE-ja në disa pika do të mundësonte anëtarësimin e Serbisë në këtë organizatë duke e njohur Kosovën, por kjo nuk është reale. As Brukseli dhe as Uashingtoni nuk po bëjnë përpjekje për ta zgjidhur këtë çështje”, ka thënë Galluci.

“Shtrirja e mendimeve të ndryshme, dialogu është i dobishëm. Për të gjithë do të ishte mirë për të nisur bisedimet pse hjo edhe për të pranuar njohje eventuale, dhe gradualisht situata të maturohet”, ka thënë ai.“Unë besoj se për momentin nuk ka zgjidhje për Kososvën, pasi është problemi te çështja e statusit. Asgjë nuk ka ndryshuar që nga viti 2008. Palët nuk pajtohen, por duket se nuk ka as nxitim për ta zgjidhur këtë situatë”, përfundoin Gerrard Galluci.