Aktuale

Dhjetëra mjekë punojnë me licenca të jashtëligjshme në spitale publike

Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka ide se çfarë do të bëjë me dhjetëra mjekë specialistë, të cilëve qe katër muaj gjykata ua ka anuluar vendimin për punë specialistike, shkruan sot Koha Ditore.

Dy shkallë të gjykatës e kanë cilësuar këtë vendim si të jashtëligjshëm. Vendimi i marrë nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, ua ka mundësuar mjekëve që të marrin titullin specialist pa i plotësuar kushtet e nevojshme.

Janë dy raste në të cilat mjekëve u është mundësuar kjo. E para, një mjek ka mundur ta marrë titullin specialist i një lëmi edhe nëse nuk ka specializuar në të, por ka punuar në atë fushë për më shumë se pesë vjet. E dyta, një mjek ka mundur ta marrë titullin specialist i një lëmi nëse nuk ka specializuar në të, por ka marrë gradë akademike doktor ose magjistër shkence në atë fushë.

the authorE B