Aktuale

Dhunohet një e mitur në Mitrovicë

Të shtunën në orën 17:00 në qytetin e Mitrovicës është raportuar në polici një keqpërdorim seksual.

Bëhet fjalë për një dhunim të një të miture me kombësi rome, njofton policia..

I dyshuari që ka keqpërdorur seksualisht të minutën është një qytetar me kombësi ashkali, i cili është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje kurse viktima është dërguar në qendrën e strehimit.

Rasti nga policia është cilësuar si “Keqpërdorim seksual i personit nën moshën 16 vjeç”