ShowBiz

Dhurata Dora vjen me imazhe atraktive dhe me shumë stil

Dhurata Dora ka publikuar disa imazhe në llogarinë e Instagramit.

Dhurata Dora së fundi ka bërë të ditur se është bërë imazh i dy markave të njohura botërore “Puma” dhe “Zalando”, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Dora po vazhdon të sjell imazhe të reja nga bashkëpunimi me ta.

Artistja e suksesshme kosovare solli në llogarinë  e saj të Instagramit ku ndiqet nga mbi 2 milionë ndjekës disa fotografi në të cilat dukej atraktive, e bukur dhe me shumë stil.

Në pantallona dhe bluzë të ngjitur me atlete ngjyrë të kuqe, Dhurata dukej mjaft tërheqëse.

Rikujtojmë se Dhurata edhe këtë verë ka qenë aktive me projekte muzikore të cilat u pëlqyen dhe u pritën tejet mirë nga publiku.

the authorGazetaKNN