ShowBiz

“Dhurata në kushte shtëpie”, surpriza e veçantë e Besit për ditëlindjen e Xhensilës

Bes Kallaku ka publikuar videon qesharake, ku tregon si e ‘surprizoi’ Xhensilën për ditëlindje.

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj sot feston ditëlindjen, me këtë datë ajo mbushi 27 vjet jetë, shkruan lajmi.net.

Kjo ditëlindje për këngëtaren do të jetë shumë më ndryshe prej të tjerave, ngase feston në periudhën kur të gjithë qëndrojnë të mbyllur në shtëpi, për shkak të pandemisë COVID-19.

Ani pse e izoluar në shtëpi, Xhensila pranoi befasinë më të bukur nga partneri i saj, Bes Kallaku.

Po ashtu, nuk mungoi urimi plot dashuri i aktorit, i cili falënderon Zotin që e ka Xhensilën afër në këto ditë të karantinës.

“Urime ditelindjen treçereku im me i mire . Jo ç’do dite eshte e bukur, por ç’do dite ka bukurine e saj dhe ti je bukuria e diteve tona. Mami @xhensilamyrtezaj
Shyqyr qe te pruni Zoti afer meje qe po i shtyn keto ditet e karantines pa merzitje. Porosita shum dhurata per ty por nuk mi sollen dot sepse nuk lejohet te dalesh. Keshtu qe po ta organizoj ne kushte shtepie. .  you. . Shikoni videon pas pak!“, ka shkruar ai.Më pastaj, Besi publikoi video qesharake, teksa prezanton ‘dhuratat’ që ia bëri gruas në kushte shtëpie.

“Sakrificat qe kam bo per me te organizu ditlindjen ty ne kushte karantine, nuk i kam bo as per veten time! Ja cdo te thote te jesh bio!!!  urime ditlindjen!”, janë fjalët e Besit. /Lajmi.net/