Aktuale

Diell dhe vranësia, këto janë temperaturat për dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot me diell dhe vranësira kalimtare, raporton Express

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë celsius derisa ato maksimalet e ditës do të arrijnë deri në 18 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira kalimtare. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftimin e IHK’së.