Aktuale

Digjet fabrika në Drenas

Policia e Kosovës ka raportuar se në fshatin Korroticë e Lartë e Drenasit, një fabrikë është kapluar nga zjarri në rrethana të panjohura.

Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse ku njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin, dëmi i shkaktuar nga zjarri sipas ankuesit është i konsiderueshëm.

Nuk raportohet për të lënduar./Indeksonline/