AktualeRajon & Botë

Digjet treni, gruaja bie në liqen për të shpëtuar

Një evakuim emergjent nga një tren metroje që mori flakë u ndërmor në majë të një ure, në periferi të Bostonit të SHBA-së.

Rreth 200 njerëz u desh të evakuoheshin nga treni, thanë autoritetet. Ndërsa shumica u arratisën përmes dritareve të trenit, një grua u hodh në lumin Mystic poshtë.

Pas një kontrolli paraprak, autoritetet zbuluan se një pjesë e llamarinës, ose panelit anësor, në automjet, dukej se kishte rënë në kontakt me hekurudhën e tretë, duke ndezur materialin poshtë makinës.

Autoriteti i Transportit i Gjirit të Masaçusets tha: “Këtë mëngjes, u raportua se një tren kishte marrë flakë, dhe po vinte tym nga makina e tij kryesore”.

Raportet dhe videot e njerëzve që hidhen nga dritaret e trenit për të shpëtuar veten janë shfaqur në Twitter.

Askush nuk u lëndua në incident, dhe gruaja që u hodh në lumë nuk pranoi ndihmë mjekësore.