Kuriozitete

Dinosaurët mund të kenë fjetur si njerëzit, thonë shkencëtarët

Sipas një studimi të fundit, zvarranikët përjetojnë të njejtat faza të gjumit sikurse njerëzit.

Shkencëtarët mendojnë se edhe dinosaurët kanë fjetur njejtë sikurse njerëzit, transmeton portali arbresh.info

Studimi i publikuar në revistën ‘Science’, ka analizuar rezultatet e hetimeve të pesë zvarranikëve. Gjatë studimit është zbuluar se familja e dragojvë kalon fillimisht nëpër një gjumë të ngadalshëm, sikurse bëjnë gjitarët dhe zogjtë.

Rezultatet gjithashtu tregojnë se ciklet e gjumit kanë evoluar shumë më heret sesa mendohej, ndoshta me shfaqjen e aminotës.

Amniotes janë paraardhësit të përbashkët të gjitarve, zogjëve dhe zvarranikëve, të cilët kanë egzistuar 300 milionë vite më parë. Kjo do të thotë që edhe dinosaurët, mund të kenë kaluar nëpër faza të gjumit të ngadalshëm, sikurse njerëzit. /arbresh.info/