Sport

Dion Kadriu thyen rekordin e Kosovës në not

Notari Dion Kadriu ka arritur rezultat të mirë në nivel të Kosovës në garën e 200 metrave shpinë, në kuadër të Festivalit Olimpik Evropian për të rinj (EYOF), “Gyor 2017”, që po mbahet në Hungari.

Dioni theu rekordin e Kosovës, të cilin e mbante vetë. Ai pati kohën 2:25.59 sekonda, dy sekonda më herët se sa rekordi, të cilin e mbante vet, me kohë2:27.64.Sa i përket rezultatit të garës, ai nuk arriti të kalojë tutje, duke përfunduar në vendin e fundit. Me Dion Kadriun, përfunduan edhe garat e notit në EYOF “Gyor 2017