Sport

Distria Krasniqi në gjysmëfinale të kampionatit evropian të xhudos U23

Distria Krasniqi ka arritur që me sukses të kualifikohet në gjysmëfinale të kampionatit evropian të xhudos për moshën U23.

Ky kampionat po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi, ku Distria ka shfaqur performancë fenomenale.

Xhudistja shqiptare mposhti Daria Bobrikovan nga rusia.

Tash, Distria është një fitore larg sigurimit të medaljes.

Ndryshe, edhe Flaka Loxha ishte pjesëmarrëse ku u mund në rrethin e dytë nga italiania, Miriam Boi.