Aktuale

Dita e fundit për subjektet politike

Sot është dita e fundit e subjekteve politike për dorëzimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen më 22 tetor.

Përveç emrave të kandidatëve për kryetarë të komunave, do të dorëzohen edhe emrat e asamblistëve komunal deri të martën në orën 24:00.

Kurse, deri dje ishin 17 subjekte politike që kanë aplikuar për t’u certifikuar në KQZ.

Përndryshe, subjektet më të mëdha politike, deri tash kanë publikuar shumicën e emrave të kandidatëve për kryetar të komunave, përveç PDK-së, e cila deri tash nuk e ka bërë zyrtare asnjë kandidat për kryetar të komunave, përveç Zenun Pajazitit, i cili vet ka bërë të ditur se do të jetë kandidat për kryetar të Gjilanit. /KosovaPress/

the authorE B