Sport

Dita më e vështirë e Cristianos (Foto)

Ronaldo sot do të paraqitet para drejtësisë në Spanjë.Dita e hënë pritet të jetë më e vështira për Cristiano Ronaldon, i cili sot nga ora 11:30 do të paraqitet para Gjykatës së Lartë në Pozuelo de Alarcón, raporton Marca, transmeton Gazeta Express.

Katër herë fituesi i “Topit të Artë” akuzohet se u ka ikur tatimeve për 14.7 milionë euro.Një burim i afër me lojtarin, i ka thënë Marcas se “ai do t’i shkojë kësaj çështje deri në fund.

Ronaldo dëshiron të vërtetojë pafajësinë e tij”.Besohet se Ronaldo fshehu 1.39 milionë euro në 2011; 1.66 milionë në 2012; 3.2 milionë në 2013 dhe 8.5 milionë në 2014.