Aktuale

Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve, 20 vjet pritje në Kosovë

Sot, më 30 gusht, shënohet Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve, e që kësaj radhe vjen në Kosovë me moton “20 vjet pritje, dhimbje dhe krenari”.

Kjo ditë shërben për të ngritur vëmendjen e autoriteteve, mediave dhe opinionit të përgjithshëm anembanë botës për gjendjen e vështirë të familjeve.

Çështja e të pagjeturve është e ndjeshme dhe prekë mijëra njerëz në Kosovë, pasi janë ende mbi 1600 persona të pagjetur, si pasoje e luftës së fundit.

Për të kujtuar gjithë personat e zhdukur, sot do të organizohen disa aktivitete, duke filluar me homazhe tek memoriali para Kuvendit të Kosovës, si mbajtjen e një marshi për të pagjeturit në sheshet e Prishtinës.

Gjithashtu, do të promovohet libri “Të jetosh më kujtimet e të pagjeturve” me rrëfimet e familjarëve të personave të pagjetur.