ShowBiz

Ditë zie për Rihannën, humb një person shumë të dashur

Për këngëtaren e njohur Rihanna sot është një ditë zie.
Kjo për faktin pasi që ajo sot ka humbur një familjar shumë të dashur, transmeton Gazeta Express.

Rihanna përmes një postimi që ka bërë në llogarinë e saj në Instagram, Rihanna ka bërë të ditur se ka vdekur kushëriri i saj.

Vdekja e kushëririt e ka mërzitur shumë këngëtaren e famshme. Ajo ende nuk mund ta beson se ka qenë hera e fundit që e ka mbajtur atë në krahë.

“U prehsh në paqe kushëri, nuk mund ta besoj që dje ishte nata e fundit që të mbajta në krahët e mi! Kurrë nuk mendova se ajo do të ishte hera e fundit kur do të ndjeja ngrohtësinë në trupin tënd! Do të dua përgjithmonë, njeri!”, ishte statusi që kishte lënë Riri.

the authorE B