Aktuale

Dje u regjistruan edhe 73 raste të reja me koronavirus, ky është bilanci në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se të martën janë regjistruar edhe 73 raste të reja me koronaviurs në Kosovë.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, gjithë këto raste janë zbuluar pas kryerjes së testimit të 225 mostrave, të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 44 raste, komuna e Lipjanit 7 raste, komuna e Ferizajt 5 raste, komuna e Vushtrrisë 5 raste, komuna e Fushë Kosovës 3 raste, komuna e Obiliqit 3 raste, komuna e Skenderajt 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Klinë, Pejë dhe Podujevë.

63 TË SHËRUAR DHE 73 RASTE ME COVID-19!Sot më 02 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on E enjte, 2 korrik 2020

Që nga regjistrimi i rastit të parë me koronavirus, respektivisht përhapjes së pandemisë, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 3,064 raste me COVID-19.

Dje pati edhe 63 të shëruar, duke e çuar në 1,707 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHPK), nga sëmundja COVID-19 deri tani kanë vdekur 55 persona. Të gjithë këta thuhet se kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese./FaktePlus