Shëndetësi

Djersitja e tepërt e duarve, shenjë paralajmëruese e këtyre sëmundjeve

Djersitja e teper e gjymtyrëve, këmbëve e duarve është një gjendje shendetesore që njihet si hyperhidrosis dhe zakonisht përkeësohet nëse dikush është në ankth, në stres ose ka frikë.

Disa medikamente të caktuara si ato antidepresive shkaktojnë djersitje të tepërt.

Nëse djersitja vjen me simptoma të tjera (rrahje të shpejta të zemrës, rritja e oreksit) kjo mund të jetë shenjë e sëmundjes së tiroides, kanceri (limfoma mund të shkaktojë humbje peshe) ose menopauzë (periudha të parregullta, dëshirë e ulët për seks).

Kah trajtimeve mjekësore , ekzistojnë dhe disa metoda natyrale që mbajnë nën kontroll prodhimin e djerësës.

Soda bukësVendosni këmbët dhe duart në një tas të madh me ujë me dy lugë sode, çdo ditë për 30 minuta.

Lëng domatePërzieni dy gota ujë më lëng domate më një litër ujë. Mbajini këmbët apo duart për 30 minuta.

PudraSpërkatni duart apo këmbët me pudër dhe ato do të rrinë të thata për disa orë

JodiDjersitja e tepërt është shenjë e mungesës së jodit në trup dhe kjo gjë mund të çojë në zhvillimin e sëmundjeve të tiroides. Sigurohuni që dieta juaj të ketë mjaftueshëm jod .

Ndër burimet më të mira të jodit janë peshku, veza, kripa etj.