Sport

Djimshiti dhe Memushaj nënshkruajnë së bashku te klubi nga Serie A (Foto)

Benevento me dy përforcime nga Kombëtarja shqiptare.

Berat Gjimshiti dhe Ledian Memushaj në sezonin e ri do të luajnë për skuadrën e Beneventos, i cili klub sapo është inkuadruar në Serie A.

Megjithëse ende jo zyrtarisht, skuadra në fjalë ka arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit shqiptar, Berat Gjimshiti.

Në krahun tjetër, Benevento po punon për të transferuar Ledian Memushajn e Pescaras. Sot pritet që të ketë një takim mes drejtuesve të dy klubeve për të mbyllur sa më shpejt këtë transferim.