Ekonomi

Dogana kalon 1 miliard euro të mbledhura

Dogana e Kosovës përmes një komunikate për media, njofton se ka vazhduar me performacën të lartë në mbledhjen e të hyrave, ku saktësisht sot ka mbledhur mbi 1 miliard e 6 milionë euro.

“Krahasimi ne mes të viteve 2016 dhe 2017 në periudha të njëjta kohore tregon që kemi një rritje prej 6.4 % më shumë, apo shprehur në milion kjo është mbi 60 milionë euro më shumë. Pra gjatë viti 2016 dogana në të njëjtën periudhe kishte mbledhur 946 milion euro derisa në këtë periudhë janë mbledhur 1,06 miliard euro”, theksohet në komunikatë. /KosovaPress/