Aktuale

Dogana kap mbi 2500 litra naftë

Njësit e doganës në bashkëpunim me Policinëe Kosovës kanë kapur një tentim për kontrabandim të naftës në rajonin e Mitrovicës.

Dogana nëpërmjet një komunikate thotë se pas pranimit të informatës përmes rrugëve operative për këtë veprimtari, respektivisht për kamuflimin e naftës në rimorkio të kamionit, njësit e doganës janë mobilizuar dhe kanë lokalizuar kamionin e dyshimtë.

“Kamioni është ndalur në fshatin Kqiq i Madh ku edhe është ushtruar kontrolla. Pas kontrollimit të rimorkios është vërejtur se në maune gjenden të ngarkuar dy bidon plastik me derivate të naftës me nga 1000 litra dhe anash kishte dy rezervuar me nga përafërsisht 500 litra naftë secili. Pala nuk posedonte asnjë dokumentacion për mallin prandaj së bashku me Policinë e Kosovës është dërguar në terminalin doganor në Mitrovicë për kontrollim detal”, thuhet në komunikatë.

Kamioni së bashku me derivatet janë konfiskuar gjithashtu edhe pala është gjobitur derisa rasti ka vazhduar tutje për hetime./KosovaPress/

dogana1 dogana2 dogana3