Aktuale

Dokumenti sekret: Shqipëria ka vetëm nga një “spiun” në Maqedoni dhe Kosovë (FOTO)

Shteti shqiptar ka të angazhuar në Maqedoni dhe Kosovë vetëm nga një agjent të shërbimit sekret SHISH (Shërbimi Informativ të Shtetit), informon INA.

Kjo zbulohet përmes listës së publikuar, e cila me siguri do të duhej të ishte sekrete, nga Agjencia e Prokurimit Publik, pasi që SHISH ka hapur një tender për “blerje sigurimi shëndetësor”.

Por në dokumentet që shoqërojnë këtë prokurim ndodhet edhe numri i personelit të Shërbimit Informativ të Shtetit në përfaqësitë diplomatike. Edhe agjenti i angazhuar në Shkup është në cilësinë e koordinatorit.

Në Kosovë është një koordinator, ndërsa ai shoqërohet nga 3 pjesëtarë të familjes. Në Belgjikë janë dy koordinatorë, ku njëri ka dy pjesëtarë në familje dhe tjetri një. Nga një punonjës i SHISH është në Serbi, Itali e Greqi. Gjithsej, Shërbimi ka 7 koordinatorë, shkruan INA.