Rajon & Botë

Donald Trump më në fund e pranon se Obama ka lindur në ShBA

Pas plot pesë viteve si krye promotor i idesë së rreme se presidenti aktual amerikan, Donald Trump, nuk kishte lindur në ShBA, sot Donald Trump, kandidat republikan për president të ShBA-ve, më në fund e pranoi se megjithatë Obama ka lindur në ShBA.

“Presidenti Obama ka lindur në Shtetet e Bashkuara, pikë”, tha Trump.

“Tani të gjithë duam të kthehemi e ta bëjmë prapë të madhe Amerikën”, shtoi ai.