Aktuale

Donald Trump pas marrëveshjes Kosovë-Serbi: Kjo është një tjetër fitore

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes për kthimin e linjës së fluturimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai këtë marrëveshje e ka konsideruar historike.

“Të gjithë thanë se nuk mund të bëhet. Por, për herë të parë në një gjeneratë, do të ketë fluturime direkte mes Serbisë dhe Kosovës. Një tjetër fitore. Faleminderit ambasadorit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Robert O’Brien, si dhe ambasadorit Richard Grenell”, ka shkruar presidenti amerikan në Twitter.

Marrëveshja për fluturime direkte u nënshkrua të hënën në Berlin, pas ndërmjetësimit amerikan.

Përkrahja e Presidentit Trump vjen në kohën që ai po ballafaqohet me gjykimin në Senat, që kërkon largimin e tij nga posti.