Shëndetësi

Doni të humbisni peshë, shtojani këtë produkt mëngjesit tuaj

Humbja e peshës mund të jetë e bezdishme për shumë njerëz në botë, por sipas modeles Heidi Klum mjafton që mëngjesit t’ia shtoni një produkt dhe do të arrini rezultatet e duhura.

Humbja e peshës mund të fillojë me mëngjesin nëse ndiqni një nga rregullat e Heidi Klum për të qëndruar në linja të mira, sidomos ju që jeni afër të 40-tave, transmeton portali arbresh.info

Modelja zbulon se gjëja e duhur për të humbur peshë është një smoothie i gjelbër në mëngjes.

Ajo shton se i mban perimet e gjelbërta të prera gati në frigorifer dhe në orën 6:00 të mëngjesit e përgatit pijen e saj të preferuar.

“Unë dhe fëmijët e mi konsumojmë të njejtën pije në mëngjës”, shton ajo.

Kjo pije në sasi më të madhe përmban spinaq./Arbresh.info