Sport

Dortmundi vendos për Aubameyangun

Pierre-Emerick Aubameyang nuk do të largohet nga Dortmundi gjatë janarit.

Administratori i Borussia Dortmund, Hans-Joachim Watzke, sqaroi edhe një herë lëvizjet e fundit lidhur me merkaton e klubit dhe të ardhmen e Pierre-Emerick Aubameyang.

58-vjeçari deklaroi se klubi ka ende objektiva për të arritur dhe se nuk mund të heq dorë që në janar nga një lojtar si 28-vjeçari nga Gaboni, i cili është një futbollist i kalibrit të lartë.

Atletico Madridi së fundmi shprehu interesimin për Aubameyang, pasi Antoine Griezmann mund të largohet drejt Barcelonës në janar, por duhet të presë deri verës për të marrë 28 vjeçarin.

Përsa i takon një rikthimi të Henrik Mkhitaryan në Bundesligë, drejtuesi i verdhezinjve deklaroi se i njeh mirë të dhënat financiare të lojtarit të Manchester United dhe se për të parë sërish atë me fanellën e Dortmundit duhet të përdorin shumë imagjinatë. /Gazeta Express/

the authorE B