ShowBiz

Drake flirton hapur me Vanessa Hudgens

Këngëtari Drake ka flirtuar me bukuroshen Vanessa Hudgens, duke e harruar plotësisht të dashurin e saj Austin Butler.

Drake ka qenë i gatshëm t’i rrezikojë të gjitha për aktoren dhe këngëtaren Vanessa Hudgens. Derisa ai pranoi njërin nga çmimet e tij në Billboard Awards 2017, gjatë fjalimit të tij tha se ne duhet të tregojmë dashuri për njerëzit e tjerë në mënyrë të hapur dhe e shfrytëzoj ketë rast që ta komplimentoi Vanessën për dukjen e saj, shkruan J Magazine.

“Dua të them se Vanessa Hudgens duket e mrekullueshme sonte”, tha Drake ndër të tjera, shkruan KosovaPress.

Vanessa është tejet e pëlqyer për stilin e saj unik si në veshje ashtu edhe në paraqitje.

Ajo së fundmi ka publikuar një foto në rrjetin social instagram së bashku me këngëtaren Celine Dion ku ka shkruajtur “Ëndrrat me të vërtetë bëhen realitet”, duke ju referuar takimit me Celine.