ShowBiz

Drenusha Latifi bën tatuazh të veçantë, emrin e vajzës së saj (Foto)

Ish “Miss Kosova”, këngëtarja Drenusha Latifi ka qenë gjithnjë e pëlqyer për stilin dhe paraqitjet e saj të veçanta.

Ajo është larguar vitet e fundit nga muzika, ndërsa është shpërngulur në Suedi, atje ku jeton me bashkëshortin dhe vajzën e saj.

Drenusha Latifi vazhdon të mbetet njëra ndër ikonat e bukurisë shqiptare. Burimi i fotos: Instagram
Drenusha është e martuar me Atilla Kartesh, ndërsa së bashku kanë një vajzë të quajtur Ynwa.

Këngëtarja Latifi është shumë e ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit e saj imazhe të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, ajo ka bërë të ditur përmes disa imazheve të publikuar në InstaStorym, se ka realizuar një tatuazh të ri në dorën e saj të majtë.

Bëhet fjalë për emrin e vajzës së saj, pasi tashmë në krahun e saj do të ketë disa shkronja të përhershme, që të bashkuara formojnë fjalën Ynwa si dhe ditën e lindjes së vajzës së saj. /Telegrafi/

the authorE B