Sport

Driens Mertens largohet nga Napoli?

Lojtari që po kalon një formë fantastike me skuadrën e tij, Napoli, shumë lehtë mund të përfundon në Premier League nga sezoni i ardhshëm.

Paraqitjet mbresëlënëse nga Belgu, nuk kanë kaluar pa rënë në sy të gjigantit anglez Manchester United. Skuadra e Mourinhos qysh tani ka filluar të mendoj për sezonin e ardhshëm dhe Mertens shihet si një nga prioritetet e portugezit, transmeton KosovaPress.

Por Jose Mourinho nuk do ta ketë të lehtë t’ia rrëmbej 29- vjeçarin napolitanëve pasi që, janë edhe shumë skuadra tjera evropiane që interesohen për lojtarin në fjalë, ndër ta edhe skuadra tjetër angleze Tottenham.

Kujtojmë që në këtë sezon sulmuesi shtatëshkurt nga 29 paraqitje për Napolin ka shënuar 21 gola. /KosovaPress/