ShowBiz

Dua Lipa duket magjepsëse në fotsesionin e ri, ndërsa bën të ditur se i është kthyer punës pas karantinës

Ajo kaloi karantinën në shtëpinë e saj në Britani, së bashku me Anwar Hadid.

Dua Lipa dukej më e bujshme si kurrë, ndërsa ndau një seri imazhesh mahnitëse, teksa informoi fansat se është rikthyer në punë, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Këngëtarja, 24 vjeçe, tregoi sensin e saj të stilit në fotografi, ku shfaqej me një bluzë ngjyrë vjollcë me mëngë të shkurta e dekolte të zbukuruara me pendël.

Krahas fotografive, këngëtarja shkroi në mbishkrimin e tyre në Instagram: “Kthim në punë”, duke bërë të ditur kështu se ripërpunimi ‘Levitating’ është vetëm hyrje në një periudhë të ngjeshur.

 

the authorGazetaKNN