ShowBiz

Dua Lipa feston 5 vjetorin e këngës “Be the one” e cila ka më shumë se 400 milionë dëgjime ne Spotify

Këngëtarja e muzikës pop Dua Lipa ka postuar një foto të re në Instagram Stories duke festuar suksesin e madh të një prej këngëve të saj “Be the one”, shkruan lajmi.net.

Ajo në Instastory-n që kishte ndarë me 54 milionë ndjekësit, shkroi se po feston ditëlindjen e ‘bebes’ së saj.

“Pesë vite më parë, Dua Lipa lansoi “Be the one” si këngën e parë të albumit debutues. Kënga e certifikuar kapi numrin 1 në ‘Billboard Dance Club Songs Chart’ dhe mbërriti numrin e 9 në ‘Uk Official Singles Chart’. Ndërsa tani ka më shumë se 400 milionë dëgjime në Spotify”.

Ndërsa albumi i saj i dytë, “Future Nostalgia”, është gjithashtu projekti i parë nga një artiste solo që kryeson top listat e albumeve deri më tani në vitin 2020.

the authorGazetaKNN