ShowBiz

Dua Lipa fiton çmim në ‘American Music Awards 2020’

Këngëtarja Dua Lipa është shpërblyer me çmim në “AMA 2020”.

Dua Lipa ishte e vetmja shqiptare e nominuar në dy kategori në “AMA 2020”, si “Artistja e preferuar femër” dhe atë “Kënga e preferuar”, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja shqiptare arriti që ta fitoj çmimin “Kënga e preferuar e zhanrit pop/rock”, me projektin muzikor “Don’t Start Now”.

Dua Lipa e ka interpretuar në mënyrë të jashtëzakonshme këngën “Levitating” në ceremoninë e ‘American Music Awards 2020’ që u zhvillua të dielën mbrëma./Lajmi.net/