Këngëtarja shqiptare, e cila ka pushtuar skenën e muzikës botërore, Dua Lipa vazhdon të shkëlqejë si nga zëri, po ashtu edhe nga bukuria.
Në një foto të publikuar në faqen e saj zyrtare në Facebook, Dua duket shumë mahnitëse.
Fotoja e saj është pëlqyer nga dhjetëra mijëra fansa të saj dhe është shpërndarë nga qindra të tjerë, transmeton KosovaPress.
Dua Lipa e cila jeton në Londër, është me prejardhje nga Prishtina dhe është njëra nga këngëtaret më origjinale si nga pamja ashtu nga zëri i saj që po mahnit.