AktualeShowBiz

Dua Lipa para ”Sunny Hill”: Ishte ëndrra ime

Dua Lipa është shprehur tejet e emocionuar për festivalin ‘’Sunny Hill’’, që pritet të mbahet në Prishtinë në gusht.

Ajo në vlogun e saj, ka treguar se si po ndjehet tanimë që janë bërë të ditur edhe emrat e artistëve pjesëmarrës.

Dua tha se kjo është një ëndërr e bërë realitet, dhe se gëzohet me faktin që artistët e preferuar do performojnë në vendlindjen e saj.

‘’Jam e lumtur që festivali ‘’Sunny Hill’’ është rikthyer edhe për një vit të radhës në Prishtinë, Kosovë. Kur kam jetuar në Kosovë nga mosha 11 deri 15 vjeç, ishte ëndrra ime të shoh artistët e mi të preferuar duke performuar live në vendlindjen time- dhe festivali ka lindur nga dëshira ime dhe e babait tim që të arrijmë këtë gjë. Jam tepër krenare me ekipin që na ndihmuan të organizojmë këtë festival, sidomos pasi fundjava ndihmon ‘’Fondacionin Sunny Hill’’, i cili mbështet organizatat e ndryshme kosovare, veçanërisht në art dhe kulturë’’, thuhet në shënimin e Dua Lipës.

Festivali ‘’Sunny Hill’’ do mbahet në Prishtinë me datat 4,5,6 dhe 7 gusht.