ShowBiz

Dua Lipa prezanton flokët rozë teksa po qëndron e vetizoluar në Londër

Dua tregoi ndryshimin e ri teksa po qëndron e vetizoluar në Londër.

Në fillim të këtij muaji, ajo ngjyrosi flokët të kuqe, teksa po qëndron e vetizoluar me të dashurin Anwar Hadid, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Dua tregoi stilin e ri të flokëve, teksa publikoi në Instagram një foto të martën, për të treguar flokët rozë.

Autorja e hitit “New Rules”, 24 vjeçe, dukej mahnitëse me flokët e sapongjyrosura në imazhin që e ndau me ndjekësit.

Ajo u shfaq natyrale pa grim. Këngëtarja më parë kishte bërë flokët me dy ngjyra, të bardha dhe të zeza, para se t’i bënte rozë.

Pavarësisht se Britania është e mbyllur tash e sa javë, ylli nuk e kaloi gjithë kohën në shtëpi. Ajo ditë më parë iu bashkua familjes për të festuar ditëlindjen e 19-të të motrës.

  

the authorGazetaKNN