Opinione

Duaje atdheun, fosilet pellazge nga parahistoria akoma janë të pazbuluara

Naile Demiri – Një vështrim veprës poetike të Bujar Tafa “Materia e zezë” poezi Shtëpia Botuese e Kolegjit AAB, javën që shkoi botoi veprën brilante poetike të poetit Bujar Tafa , “Materia e zezë”, me 53 poezi, në 82 faqe. “Materia e zezë” është një përmbledhje poezish që në vete ngërthen sendërtimin e reales me anë të shprehjes artistike, me anë të letërsisë artistike, në të cilën poeti mendimet e ndjenjat e veta i shpreh në vargje të lira, i ka shpreh me ndjenjën e ngrohtë, me frymë lirike, me diçka të bukur e fisnike, me atë që ndikon thellë në mendjen, në zemrën e në ndjenjat e lexuesit, të cilin më pas e frymëzon dhe e rrëmben.

Poezia e Bujar Tafes është formë sublime e artit të shkruar në të cilën gjuha e poetit zbatohet për shtjellimin dhe kuptimin e të bukurës artistike, atje ku ka arritur krijuesi artistik në shkrirjen e të menduarit në artistike. Estetika si disiplinë që merret me natyrën dhe shprehjen e të bukurës në art, si teori e vlerësimit e që studion vlerat shqisore, emocionale-shqisore dhe cakton standarde si normë obliguese të krijuesit në art, është reflektuar plotësisht në krijimtarinë poetikë të kësaj përmbledhje poezish “Materia e zezë”. Poeti Bujar Tafa me përkushtim e përpikëri është përmbajtur rregullit krijues dhe kështu ka prekur majte e poezisë të sotme bashkëkohore.

Në vargun poetik të poetit Bujar Tafa është bërë një rreshtim, një radhitje, një organizim i rimës që vendos funksionalitetin dhe harmanizimin e plotë të mendimit dhe emocionit. Imagjinata konstruktive e krijuese artistike e poetit në këtë përmbledhje poezish ka bërë formësimin e përmbajtjeve e formave artistike të shprehura në mënyrën më të ngjeshur të mundshme përmes prerjeve të formave e vijave estetike. Ja se si gërshetohet vargu me vargun në poezinë: “Zoti e bekoi poetin”.

Zoti e Bekoi Poetin, i dha një gjysmë lirie, e privilegjoi me dashurinë e tij. –Poeti është i zgjedhuri i Zotit. Është mbi të krishterë, mbi myslimanë, mbi jahudi”. Por më pas, bënë një prerje cezure që ngulmon në realen.

Ja se si thotë autori: “Poeti është kriminel, president, pis, kapitalist, i çmendur, gjeni, kryqtar, xhihadist, parajsë, ferr, xehe,zog, pikë, poezia nuk është veç estetikë, as etikë”. E prapë pas cezurës tjetër i rikthehet vlerës: “ Ka mbaruar koha e matufëve kokëkatrorë. Zoti e bekoi poetin, poetin me një gjysmë lirie. E poezia nuk është art i fjalës së bukur, poezia është gjysmë liria e poetit. Është dhurata e Zotit për robin e tij të llastuar. Poezia të pret, të ther, të kall më dashuri,me tmerr. Ajo nuk bënë kalkulime shterpe; “)* fq. 23, 24, po aty.

Poezia lirike e Bujar Tafës e shkruar në stilin e postmodernes, me pak vargje përfshiu filozofinë e Aristotelit e këtej, religjionin profan, jahud, krishterë e mysliman, përfshiu universin dhe ata që u përpoqën të shpjegojnë diç për të, e deri të njeriu i thjeshtë i ditëve tona, i ngritur në njeri që pretendon kontrollin e shumë fuqive të natyrës… Këto poezi karakterizohen me subjektiven, një nga cilësitë e arti, çka do të thotë se poeti i ka kthye në gjuhë përjetimet e veta subjektive të botës së mbrëmshme të tij, pa ndërmjetësimi e ndonjë ngjarje duke soditur ligjet e universit. Poezia e Tafes është shpërthyese, kumbuese, inspirim, është një gamë shqetësuese që shpie drejt artit dhe fisnikërimit të shpirtit. Në këto poezi atributet e materies se zezë, koha, hapësira, qenësia, lëvizja dhe cilësimet e tjera të saja shpjegohen me koncepte të përgjithshme duke lëvizur prore nga e veçanta në atë individuale.

Poeti Bujar Tafa duke përpunuar objektet, faktorët, dukuritë dhe elementet e ndryshme të tyre, ato me të cilat ka ndërtuar poezinë , poezive u ka dhënë një simbolikë sa të gjerë dhe të thellë aq edhe konstante.

Duke përdor konceptin e metaforës, simbolit, personifikimit, metonimise, alegorisë, satirës, sarkazmit etj, poezive të tija, Bujar Tafa, u ka dhënë kuptim dhe ka arritët që poezitë për lexuesin të jenë jo vetëm pushim shpirtëror, por njëkohësisht edhe një grumbullim energjish që ndihmon të shpije drejt majës së artit krijues. Ndonëse në strukturën e poezive nuk ka ngjarje, fabul, personazhe, ambiente etj, të cilat do të vënin në lëvizje krijimtarinë poetike, aty ka shpërthim emocional të fuqishëm që të kaplon e madhërishmja. Poezia e Bujar Tafës është e shkurtër, siç u tha më lart, por nuk ka mbetur as gjë anash që nuk përforcon ato që quhen cilësime të njerëzores.

Ndryshimet e mëdha shoqërore që ndodhën në dekadën e parë të mileniumit të tret në shoqërinë shqiptare dhe rezistenca aktive e përkrahësve të njëmendësisë komuniste që po i bënë njeriut të ri, janë këto motive që i japin frymëzim poetit, drejt të ardhmes së ngritur e të ndritur. Ja se si shprehet poeti: “ Njëqind vjet ja ndez një qiri dreqit…Fluturo qyqe e qaj pak, një copë gjynah laje me gjak “).* Po ty fq. 27. Pastaj motivi kryesor ka shkaktuar edhe motive tjera të cilët kanë formuar vargun e motiveve statike të cilët manifestohen ndryshe, ndryshe për nevojë të njëjtë.

Në poezitë e përmbledhur, në veprën “Materia e zezë|”, temat e poezive janë të ndryshme, kryesisht dominojnë; të menduarit filozofik, spekulimet filozofike, aktiviteti i njeriut dhe angazhimi i tij për një shoqëri më humane, psikologjia e njeriut në kriza shoqërore, tjetërsimi i njeriut nga natyra e më pas nga vetë njeriu etj. Ndryshe kësaj, teme e poezive mund ta quajmë edhe ekzistencën,“Tema e poezive ekzistencialiste” Ja si shprehet poeti:” Kjo është liria miq, kur unë mundohem ta shpëtoi rasën time, nooo alkool, nooo hashash,”)* po aty, fq. 32.

Në këtë përmbledhje poezish poeti ka skalitur edhe portrete të njeriut shoqëror duke paraqitur psikologjinë e tij si shumë aktive për kundër mendësisë mistike kolektive që ka vazhduar nga e kaluara e tij .

Vargu poetik i Bujar Tafës, për kundër kërkesës normative e stileve të postmodernes, është shprehur lirshëm. Kjo shprehje, skalitje, sa e lehtë aq edhe e gjerë, në kompozicion ka mundësuar që poezitë e tij të jenë shpërthyese, emocionale e shumë më tepër racionale.

Pastaj, brenda trungut të vargut të poezisë reflektohet larmia e modelimeve poetike që lidhen me artistiken në kompozicion, ku fjala shfaqet si opsion dhe reflekton konstruktin poetik të veprës që përfundon si e përpunuar…

Poezia e Bujar Tafës është e ndërtuar me vargje rrjedhëse që është njëra nga karakteristikat e veçanta të krijimtarisë artistike të tij.

Respekt për autorin.

Leave a Reply