Aktuale

Durrës, 29-vjeçari nuk heq dorë nga ish e dashura, ajo e denoncon në polici

Policia e Durrësit ka proceduar penalisht një 29-vjeçar pasi prej kohësh përndiqte një të re.

Mësohet se ai ka pasur një lidhje me 26-vjeçaren, por duket se ndarjen nuk e përjetuar mirë.

Për këtë arsye, prej një javë 29-vjeçarit N.M., banues në Durrës e shqetësonte dhe i dërgonte mesazhe ku i kërkonte për ta takuar.

Për këtë arsye, ajo ka vendosur që ta denoncojë në polici djalin, ku blutë e Durrësit e ka proceduar penalisht në gjendje të lirë.

“Më dërgonte mesazhe në mënyrë që të më takonte. Më ka krijuar ankth dhe stres në jetën time të përditshme, nuk duroj dot më”, ka pohuar e reja.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Përndjekja”.