Aktuale

Dy grabitje në autostradë në pak minuta…autorët vetëm 19 dhe 20 vjeç! (Video)

Policia e Durrësit ka vënë në pranga anëtarët e një grupi të cilët kryenin grabitjen e pikave të karburantit, të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve. Ata kanë grabitur gjatë mbrëmjes së djeshme dy karburante brenda pak minutave në autostradën Tiranë-Durrës. Dy prej autorëve kanë përfunduar në pranga dhe një i tretë është shpallur në kërkim nga policia.

Nga hetimet që ka kryer policia, ky grup rezulton të jetë autor edhe i grabitjes së një karburanti tjetër, ngjarje e ndodhur rreth një muaj më parë. Policia ka sekuestruar edhe armën me të cilën autorët kërcënonin punonjësit e karburanteve duke i marrë atyre paratë.

Në pranga ranë: Klajdi Pupa 20 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për posedim të lëndëve narkotike dhe Flroian Thana 19 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje.  Gjatë deklarimit të dhënë para Oficerëve të Policisë, autorët kanë pranuar dhe shpjeguar mekanizmin e kryerjes së grabitjeve.

Gjithashtu është shpallur në kërkim B.K.  20 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje.

Grabitesit e karburanteve by gazetaexpress-shqiperi

Sipas hetimeve, ky grup në bashkëpunim me njëri- tjetrin, në periudha të ndryshme kohore kanë vjedhur nën kërcënimin e armëve pika karburanti në autostradën Tiranë-Durrës, tek “Mbikalimi i Fllakës”, duke marrë shuma të ndryshme parash,  konkretisht:

1.Më datë 12.12.2016, rreth orës 02:50, dyshohen se nën kërcënimin e armës i kanë marrë xhiron ditore rojeve të një karburanti , në afërsi të mbikalimit të Fllakës, rreth 150 000 – 200 000 lekë.

2.Më datë 09.01.2017, dyshohet se nën kërcënimin e armës dhe me maska kanë vjedhur dy karburante në të dy krahët e autostradës dhe më pas janë larguar me një mjet tip Golf.

Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale; Një automjet tip Volsëagen Golf 5 me të cilën autorët kryenin vjedhjet; Një çantë krahu, në të cilën mbanin armën dhe maskat dhe dy telefona celularë. /Gazeta Express/