Sport

Dy largime nga FC Prishtina

Argjend Mustafa dhe Bleon Sekiraqa janë larguar sot nga FC Prishtina, e cila i ka falënderuar ata për kontributin dhe iu ka uruar suksese në karrierë

FC Prishtina i ka ndarë rrugët me dy futbollistë të saj gjatë ditës së sotme.

Prishtina dhe Argjend Mustafa me marrëveshje kanë shkëputur kontratën dyvjeçare që ishte në fuqi.

Argjend Mustafa, i transferuar edicionin e kaluar nga Trepça ’89, me Prishtinën ka zhvilluar një edicionin duke regjistruar 29 paraqitje (10 zëvendësuar, 9 zëvendësues) duke asistuar në dy gola kampional.


Ndërsa, Bleon Sekiraqës i ka skaduar kontrata dhe është futbollist i lirë.

Sekiraqa është fëmijë i Shkollës së futbollit, ndërsa me Prishtinën ka regjistruar 5 paraqitje si zëvendësues, ndërkohë e ka edhe një paraqitje në garat ndërkombëtare kundër Norkoping (0:1).

FC Prishtina, përmes grupit të saj në rrjetet sociale, i falënderon dy futbollistët duke u uruar sukses në vazhdim të karrierës.