Rajon & Botë

Dy miliardë dollarë për Irakun

Dy miliardë dollarë pritet të mblidhen nga Kombet e Bashkuara, Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera donatore për Irakun e përfshirë nga lufta.

Kështu u tha gjatë konferencës së donatorëve në Uashington.

Bashkorganizatorë të kësaj konference, me pjesëmarrjen e 24 vendeve, janë Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Gjermania, Japonia, Kuvajti dhe Holanda, ndërsa seanca kryesore e përkushtimeve është e paraparë për sot.

Në Irak po ndodhë një krizë humanitare e përmasave të mëdha, pasi vlerësohet se 3.3 milionë njerëz janë zhvendosur nga lufta me militantët e Shtetit Islamik.

Deri tash, Gjermania, donatori më i madh për Irakun, dhe Kanadaja, kanë premtuar ndihmë shtesë prej respektivisht 11 dhe 121 milionë dollarësh./KosovaPress/