Rajon & Botë

Dy sulme dhe shpërthime në Rusi, vriten pjesëtarë të gardës kombëtare

Në dy sulme, të cilat u zhvilluan në 48 orët e fundit në Astrakhan në Rusinë jugore, u vranë dy policë, tre u plagosën, ndërsa një person u plagos në një shpërthim në shkollën në Rostov mbi Don.
Në sulmet në qytetin e Astrakhan, në jug të Rusisë janë vrarë dy dhe janë plagosur tre anëtarë të Gardës Kombëtare ruse.

“Në anëtarët e Gardës rusu u hap zjarr kur ata u përpoqën që të ndalojnë një makinë për t’i kontrolluar dokumentet. Sulmuesit u larguan nga vendngjarja”, tha një zëdhënës i policisë në Astrakhan për agjencinë e lajmeve TASS.

Ndërkohë një i pastrehë humbi pjesë të trupit në qytetin Rostov mbi Don kur kishte gjetur një llambë elektrike e cila përmbante eksploziv dhe shpërtheu në momentin e aktivizimit.

Zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme ruse, Irina Volk, tha se policia në bashkëpunim me Gardën Kombëtare të Rusisë kanë “eliminuar” tre burra të dyshuar se kanë vrarë policët e Gardës në Astrakhan.

“Këtë mëngjes, gjatë hetimit, policia në bashkëpunim me Gardën Kombëtare të Rusisë dhe Shërbimit Federal të Sigurimit rus (FSB) kanë gjetur dhe eliminuar tre persona”, tha Volk.

Të kujtojmë se të hënën në një sulm mbi një stacion të metrosë në Shën Petersburg, në një shpërthim u vranë 14 persona. /GazetaExpress/.