Aktuale

Dy të arrestuar të tjerë në Prishtinë, festuan me armë (Foto)

Policia e Kosovës, ka arrestuar dhe dërguar në mbajtje, të mërkurën mbrëma – pas orës 20:00, dy persona të cilët në një aheng familjar kishin shtënë disa herë me armë të ndryshme, raporton Gazeta Express. Rasti ka ndodhur në fshatin Lebanë të Prishtinës. 

Të arrestuarit, A.V. – 38 vjeç, dhe E.V. – 28 vjeç, sipas Policisë, kishin shtënë në ajër, me armë automatike, gjegjësisht me revole, derisa në shtëpinë e të parit ishte organizuar një aheng.

“Me datën 27.07.2016 në ora 20:17 është raportuar një rast gjuajtje me armë i cila ka ndodhur në fshatin  “Lebanë” të  Prishtinës. Me tu pranuar informata menjëherë njësit Policore të stacionit të Veriut kanë dalë në vendin e ngjarjes ku në shtëpinë e të dyshuarit A. V .38 vjeç, ishte organizuar një aheng familjar si dhe kishte pasur të shtëna më armë zjarri”, kanë konfirmuar për Gazetën Express, Rajoni për Prishtinë i Policisë.

Arma automatike e konfiskuar mbrëmë nga Policia në Lebanë të Prishtinës

Tutje Polica, njofton se përveç armëve me të cilat është gjuajtur, ata, gjatë bastisjes kanë konfiskuar edhe disa plumba dhe gëzhoja të këtyre armeve të zjarrit.

“Pasi veprimeve të para hetimore e operative policia ka konstatuar se ka pesë te shtëna  me armë automatike AK/47 , dhe arma e njëjtë me karikator me një fishek dhe një gëzhojë janë konfiskuar”.

“Ndërkohë që pas një kontrolli me të detajuar policia ka gjetur edhe (pesë) gëzhoja të kalibrit 7.62 dhe nga hetimi preliminar ka rezultuar se edhe i dyshuari E. V.  28 vjeç ka shtënë me armen revole të tipit  TT – kalibrit 7.62 mm”, konfirmon Policia për Gazetën Express.

Revolja e konfiskuar mbrëmë nga Policia në Lebanë të Prishtinës

Tutje, bëhet e ditur se dy të dyshuarit pasi janë shoqëruar në stacionin policor ku janë intervistuar, me rekomandimin të prokurorit ndaj të njëjtëve është shqiptuar masa e arrestit policor, për tu dërguar me pas në mbajtje.

Në konfirmonin e Policisë,  këta të fundit përsëri apelojnë te qytetarët dhe kërkojnë nga ta “që tu shmangen veprimeve të tilla për arsye të sigurisë së tyre, sigurisë së të tjerëve si dhe të ndihmojnë vetveten që gëzimet, ndejat, ahengjet dhe dasmat e tyre të përfundojnë ashtu siç ata dëshirojnë”.

“Në të kundërtën e kësaj, nëse ata nuk distancohen nga veprimet e tilla të rrezikshme, policia konform detyrimit ligjor që ka, obligohet që të zbatoj ligjin dhe të filloj kërkimin për armët e përdorura, të ndaloj kolonat e dasmorëve për t’i kontrolluar ato dhe personat e dyshuar si dhe, në situata të caktuara të ndërmarrë edhe bastisje në shtëpitë ku dyshohet për raste të tilla”, njofton Policia e Kosovës. /GazetaExpress/.