Aktuale

Dy vjet burg për rrezikim të trafikut publik

Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar me dy vjet heqje lirie të akuzuarin G. B., për shkak të veprës penale “rrezikim i trafikut publik”, e sanksionuar me Kodin Penal të Kosovës (KPRK).

I akuzuari më datë 01.07.2019, rreth orës 12:00, në Rimanishtë të Komunës së Vitisë, duke e drejtuar automjetin e tij të markës ‘Golf’, pa patentë shofer dhe duke mos iu përshtatur shpejtësinë e lëvizjes në vendbanim, godet këmbësorin S. D., i cili ndërron jetë më vonë në QKUK si pasojë e plagëve të marra.

Trupi gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda po ashtu e ka dënuar të akuzuarin G.B. me ndalim të vozitjes së automjetit për tri vjet, pas vuajtjes së dënimit me burgim.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.