Sport

Dybala dhe Neymar në mesin e pesë kandidatëve të parë për “Topin e Artë”

Neymar dhe Dybala gjenden në listën e pesë lojtarëve të nominuar për “Topin e Artë”.

“France Football” ka zbuluar pesë emrat e parë të lojtareve të nominuar për çmimin “Topi i Artë”, transmeton Gazeta Express.

Neymar, Paulo Dybala dhe Luka Modric janë në mesin e pesë lojatrëve të parë që janë nominuar për “Topin e Artë” 2017.

Cristiano Ronaldo, që është fituesi aktual i këtij çmimi dhe rivali i tij, Lionel Messi, prite të nominohen në listën prej 30 futbollistëve gjatë ditës, gjithashtu pjesë e saj besohet se do të jenë edhe Antoine Griezmann e Gianluigi Buffon.

Pesë emra tjerë do të mësohen në 12:00, më pas në 14:00, 17:50, 18:35 dhe në fund 19:15. /Gazeta Express/