Sport

Dyshja kosovare që po shkëlqen në Holandë

Të gjithë reprezentuesit e Kosovës po paraqiten mjaft mirë në skuadrat e tyre përkatëse.
Ndër ata që bien në sy më së shumti janë dyshja që luajnë në Holandë, Arbër Zeneli dhe Donis Avdijaj, shkruan lajmi.net.

Arbër Zeneli paraqitet me skuadrën e Heerenveen, skuadër e cila momentalisht pozicionohet në vendin e nëntë, me një ndeshje më shumë për ta luajtur.

Anësori nga Kosova ka realizuar 3 gola dhe ka shtuar 8 asistime në 12 ndeshje.

Avdijaj në anën tjetër paraqitet me skuadrën Willem II, skuadër kjo që pozicionohet në vendin e 14.

Donisi ka realizuar 6 gola dhe ka shtuar 4 asistime në vetëm 9 ndeshje.

Bernard Challandes dhe “Dardanët” duhet të jenë shumë të lumtur për formën e lartë të lojtarëve. /Lajmi.net/