Aktuale

I dyshuari kryesor për vrasjen e turistes ruse, ja çfarë vendimi merr gjykata për Ermal Fatajn

Disa javë më parë i gjithë Saranda u shokua kur nga ujërat e detit të Ksamilit doli e vdekur një turiste ruse e moshës 15 vjeçare.

Policia akuzoi për vrasjen e Ksenia Riok shtetasin Ermal Fataj, pronar i një barke turistike. Në helikat e skafit të tij u gjetën disa fije floku, të cilat janë marrë si prova kryesore për tu krahasuar me ato të së miturës ruse për të dalë në konkluzionin nëse Fataj e ka vrarë turisten apo jo.

E pikërisht ky ka qenë dhe problemi i çështjes së shtruar në gjykim pasi pavarësisht se ka një akt ekspertizë ADN-je, rezultatet e saj ende nuk kanë dalë.

Këtë të mërkurë afati i masës së sigurisë (burg) për Ermal Fatajn skadonte, e kësisoj në gjykatën e Sarandës, trupa gjykuese është rimbledhur.

Vendimi i marrë ishte zgjatja e arrestit me burg për Ermal Fatajn edhe për 30 të tjera në paraburgim.

Pritet që analizat e ADN-së të mos vonojnë më shumë se ç’kanë vonuar deri më tani. Prokurori i çështjes do të ketë tagrin për të vendosur nëse do të bëjë publike rezultatet./Gazeta Express